Lirimi i pengjeve të para, të premten në orën 16.00
Publikuar:
(24.11.2023 00:11:12)

Të premten në orën 16.00 do të lirohet grupi i parë i pengjeve izraelite që mbahen nga Hamasi. Të burgosurit që do të lirohen janë 13 gra dhe fëmijë. Ndërkaq, pesëdhjetë nga pengjet e mbajtura nga Hamasi “do të lirohen brenda katër ditëve të ardhshme”. Këtë e deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al-Ansari, gjatë një konference për shtyp në Doha. Ai tha se kriteret me të cilat u zgjodhën pengjet e parë për t’u liruar nga Hamasi janë “thjesht humanitare”. “Qëllimi ynë ishte t’i largonim gratë dhe fëmijët nga rreziku sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi ai.