Katari: Armëpushimi Izrael-Hamas do të zgjasë katër ditë
Publikuar:
(24.11.2023 00:07:01)

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al-Ansari tha se marrëveshja e armëpushimit të rënë dakord në Gaza “do të zgjasë 4 ditë”. “Gjatë katër ditëve – shpjegon ai për “Al Jazeera” – do të mblidhen informacione për pengjet e mbetura për të vlerësuar mundësinë e lirimit të një numri më të madh të tyre dhe kështu zgjatjen e kohëzgjatjes së këtij armëpushimi”. Linjat e komunikimit, shton ai, “do të qëndrojnë të hapura dhe çdo shkelje do të raportohet”.