Daka pas votimit: Ishte më ndryshe pasi që nuk isha në pozitën e kryetares së KQZ-së

Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka

Valdete Daka, ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, tha se votimi i saj për zgjedhjet lokale ishte ndryshe pasi që nuk është më në pozitën që e kishte më herët, përcjell Shqip.com.

Ajo thotë se i ka vështruar zgjedhjet lokale me shumë relaks dhe shumë e qetë, teksa mendon ëpr ish-kolegët e saj duke thënë se shpreson që “ta kenë të qetë këtë ditë dhe jo të mundimshme”.

“Sot është pak më ndryshe votoj si gjithë qytetarët e tjerë, kam pritur në radhë dhe kam votu si gjithë të tjerët. Sot e kam vështru me shumë relaks dhe shumë e qetë. Shpresoj edhe ata që janë në KQZ ta kenë të qetë këtë ditë dhe jo të mundimshme”, ka thënë ajo për Klan Kosova.

Tutje ajo tha se edhe pse nuk është më pjesë e KQZ-së, kur përmenden zgjedhjet ende e ka një ndjenjë stresi.

“Janë shumë stresuese edhe sot e kësaj dite kur përmenden zgjedhjet e kam një stres”, shtoi ajo./SHQIP.com