Google Chrome tani ofron mundësinë që të shihni se sa memorie po shpenzojnë faqet e hapura
Publikuar:
(08.11.2023 15:04:34)

Pas shtimit të veçorisë së quajtur “Kursyesi i kujtesës” në fillim të këtij viti, platforma Chrome në versionin desktop (Mac, Windows, ChromeOS, etj.) tani do t’u jep mundësinë që të shihni se sa memorie ka shpenzuar.
Përveç emrit të faqes apo domenit, të cilin e keni të hapur, mbi të do të shfaqet një shirit i quajtur “Përdorimi i memories”.

Kjo veçori e thjeshtë ju lejon të shihni se cilat faqe po ngarkojnë veçanërisht sistemin tuaj.
Të njëjtën mund ta aktivizoni (ose çaktivizoni) nga Cilësimet > Performanca.
Ekziston gjithashtu edhe mundësia tjetër e quajtur “Mbani gjithmonë [disa] sajte aktive”.
/Shqip.com