Panik në ajër, avioni i Albawings humb njërin motor në fluturim, bën ulje emergjente në Bari
Publikuar:
(04.11.2023 11:22:49)

Një fluturim nga Tirana në Bolonjë i Albawings AWT 229 ka pësuar një defekt në ajër dhe ka bërë ulje emergjente.
Avioni që u nis nga Tirana në orën 12 të së premtes, ka bërë ulje emergjente rreth orës 13:12 në Bari.
Mësohet se avaria është shkaktuar te njëri nga motorët e avionit. Nuk kanë munguar momentet e panikut pasi avioni ka bërë lëvizje të çrregullta në ajër.

Avioni Boeing 737, u ul në Bari me vetëm një motor të ndezur.
Por fatmirësisht nga problemi që doli, nuk ka pasur asnjë pasagjer të lënduar.
/Shqip.com