Agjenda e Samitit të Procesit të Berlinit

Në agjendën e punimeve të publikuar nga Kryeministria për sot, pritet që liderët e vendeve të Ballkanit, të shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së, pritet që të fokusohen në dy tema kryesore:
1) Integrimi i rajonit në tregun e përbashkët europian dhe përmirësimi i konvergjencës me BE, dhe
2) mbështetja e tranzicionit të gjelbër dhe dixhital në Ballkanin Perëndimor…
Më tej pritet dhe nënshkrimi i marrëveshjes rajonale për njohje reciproke të kualifikimit profesional.
Në orën 11:00 do të jetë pritja e liderëve
Në orën 11:30 fjala hapëse
Në orën 12:00 nis sesioni i punës, integrimi i rajonit në tregun e përbashkët europian dhe përmirësimi i konvergjencës me BE
Në orën 13:30 fotografia familjare.
Në orën 15:30 nis sesioni i dytë i punës, mbështetja e tranzicionit të gjelbër dhe dixhital në Ballkanin Perëndimor
Në orën 16:45 do të përurohet Kolegji i Europës në Tiranë
Në orën 17:30 do të nënshkruhet marrëveshja rajonale për njohje reciproke të kualifikimit profesional
Në orën 17:45 konferenca e përbashkët për shtyp
Në orën 18:30 ceremonia e inaugurimit të Piramidës