Rritet numri i viktimave në Izrael nga sulmet e militantëve të Hamas
Publikuar:
(07.10.2023 21:51:54)

Forcat e armatosura izraelite po vazhdojnë luftimet me militantë brenda territorit të Izraelit ndërsa forcat ajrore godasin objektiva të Hamasit në Rripin e Gazës.
Në Izrael numri i viktimave deri tani, sipas CNN, llogaritet në 200, ndërsa mijëra të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ndërsa në Gaza numri i të vdekurve, sipas Ministrisë së Shëndetësisë Palestineze, është 232 dhe 1600 janë të plagosurit.
Orët e para të mëngjesit të 7 tetorit, militantët palestinezë në Rripin e Gazës lëshuan mijëra raketa drejt Izraelit. Sirenat e alarmit u ndezën në të gjithë vendin duke lajmëruar izraelitët për sulme ajrore.