Teknologji Auto

Nissan do të shesë vetëm makina elektrike në Evropë

FILE PHOTO: 2023 Nissan Pathfinder is unveiled at the 2022 New York International Auto Show, in Manhattan, New York City, U.S., April 13, 2022. REUTERS/Brendan McDermid

Nissan tha ditën e hënë se të gjitha modelet e reja Evropiane do të jenë plotësisht elektrike, ndërsa planifikon të shesë vetëm makina elektrike deri në 2030-ën në kontinent.

Prodhuesi japonez i makinave tha se modelet e reja elektrike do të prodhohen në fabrikat e saj në Sunderland të Anglisë.

Në fillim të vitit Nissan rriti objektivat për makinat elektrike, ndërsa punon për të kapur një segment të dominuar nga emrat e rinj si Tesla, duke thënë se 19 modele të reja elektrike do të vinë deri në 2030-ën.

Po më herët Nissan është shprehur se 98 përqind e shitjeve në Evropë do të jenë të elektrifikuara, plotësisht elektrike ose hibride.

Objektivi i ri e sjell kompaninë në një linjë me partnerin Renault me të cilin kanë edhe një aleancë. 

/Shqip.com