Burri e rrah gruan në Fushë-Kosovë
Publikuar:
(03.09.2023 09:13:57)

Një burrë është arrestuar dje në Fushë-Kosovë pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima te familja e saj për strehim.
“DHUNË NË FAMILJE – Fushë-Kosovë 02.09.2023 – 11:22. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje me viktimën-bashkëshorten e tij, te njëjtën e kishte sulmuar fizikisht. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në mbajtje, ndërsa viktima dërgohet në familjen e saj për strehim”, thuhet në njoftimin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
/Shqip.com