Kulturë

Albana Beqiri / Dashunia sot u zgjue herët

Albana Beqiri / Poete dhe tregimtare
Albana Beqiri / Poete dhe tregimtare

DASHUNIA SOT U ZGJUE HERËT

Dashunia sot u zgjue herët
lau sytë,
sklepat e andrrave të mbramshme
i hoqi me gisht.

Fshiu gjurmët e mallit
mbetun në buzën e kafshueme
pafajësisht,
e lumtun buzëqeshi
para pasqyrës,
u kujtue për dritën e verandës
enkas lanë ndezun-
stacion pritje zhytun n’ harrim.

E fiku me dhimtë
siç fiket nji dëshirë në zemër,
iu qa, por nuk qau
para pasqyrës e lumtun
qeshi sërish
nuk ipet, nuk rrzohet
as kur pesha e pritjes
e kafshon si nji dhimtë e vjetër
që fole ka ba n’ shpirt!

Dashunia u zgjue herët
kët mëngjes
ngjason me nji stacion të vetmuem
të dy zemrave që duhen
deri në çmendi,
edhe si zjarrm përvlues ngjason,
i zemrës që si e çmendun rreh
kur nëpër terr kërkon sytë
që i japin dritë

Dashunia sot u zgjue herët
e me sytë kah udha ka mbetë
 ty tue t’prit…

/Shqip.com