25 vjet burg për Dardan Krivaqën

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me 25 vjet burgim Dardan Krivaqën dhe 7 vjet burgim Arbër Sejdiun, për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit.
Sipas aktakuzës, Dardan Krivaqa dyshohet se më 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij, pa pëlqimin e tani të ndjerës Marigona Osmani, e kishte detyruar atë të kryente marrëdhënie seksuale dhe e kishte abuzuar e maltretuar në forma të ndryshme.
Një ditë më pas, më 22 gusht 2021, Krivaqa dhe Sejdiu akuzohen se kanë privuar nga jeta Marigona Osmanin, në përpjekje për të fshehur veprën penale të dhunimit.
Para se të fillojë seanca gjyqësore, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka protestuar duke kërkuar ndëshkim maksimal për vrasësit e saj.
Përndryshe në seancën e fundit, Krivaqa shprehu keqardhjen për atë që ka ndodhur duke pohuar se do të donte ta kthente kohën pas.
Në anën tjetër, familja e viktimës ka kërkuar burg të përjetshëm për të akuzuarit.
Sipas aktakuzës, më 22 gusht 2021, në banesën e të pandehurit Dardan Krivaqa, në rrugën “Ramadan “Rexhepi”, në Ferizaj, me dashje dhe në bashkëkryerje, me qëllim të fshehjes së veprës penale dhunimi e Krivaqa ai dhe Sejdiu e kanë privuar nga jeta tani të ndjerën Marigona Osmani, me të cilën ai ishte në bashkësi jashtëmartesore.
/Shqip.com