Lajme

Konjufca e dërgon në Komisionin e Venecias, Projektligjin për Këshillin Prokurorial

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka dërguar për mendim Projektligjin për Këshillin Prokurorial në Komisionin e Venecias.

Kjo u bë e ditur të dielën, përmes një komunikate për media, ku u tha se Konjufca ka kërkuar opinion për projektligjin në tërësi.

“Duke qenë se drafti ka pësuar ndryshime që nga vlerësimi i Komisionit të Venecias, kryetari Konjufca ka kërkuar opinion për projektligjin në tërësi, duke e konsideruar si vendimtare në arritjen e objektivit për reformim të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe adresimit të shqetësimeve dhe çështjeve të ngritura më pare”, thuhet në komunikatë.

“Si shtet anëtar i Komisionit të Venecias, Kosova mbetet e përkushtuar ndaj respektimit të parimeve themelore të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit”, u tha tutje, në komunikatë.

/Shqip.com