Kulturë

Fahredin Shehu / Esenca e hiçit

Fahredin Shehu / Poet
Fahredin Shehu / Poet

ESENCA E HIÇIT

Forma e agut që shfaqet
derisa ti lundron në ujët
e vetave të tërbuara
cipë më cipë të paluara dhe
egërsisht… në ato muzgjet ku
më pas shpëtimin gjeje në kërkim
të boshllëkut që mezi është… dhe
merr në qafë disa gjenerata të virgjëra
të pafajshme por fatkeqe
tek botën ua qëndis me zevzeqet
e tua e ata bëhen të praptë
të duken folikula pa dromca vete
për ta shtresuar padijen që
hova hova u dhuroje prej vitesh
Sadiste kokëpulë me onanisje
të vonë gocë e ligë që flaku
këmishën prej gjarpërit që
rrinte kulaç nën rrasën e pragut
të shtëpisë së moçme
të tokës ku Dielli adhurohej si Zot.

/Shqip.com