Pas kërkesës për vazhdimin e seancës, PDK-ja bllokon foltoren

Disa deputetë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë dalë te foltorja Kuvendit të Kosovës për të mos e lejuar vazhdimin e seancës.
Kjo pasi ka pasur kërkesa nga PDK-ja që të ndërpritet seanca me arsyetimin se pas përleshjes fizike që ndodhi në sallë, nuk janë kushtet dhe vullneti për vazhdim të seancës.
Megjithatë, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, vlerëson se vullneti i mazhorancës është që seanca të vazhdojë.
Ndryshe, ky reagim i opozitës vjen pasi zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka larguar fotografinë e vendosur në foltore nga deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.
Kurti është spërkatur fillimisht me ujë nga deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, e më pas filloi përleshja në mes të deputetëve të opozitës dhe atyre të pushtetit.