LDK-ja për përleshjen në Kuvend: Ditë e rëndë për historinë parlamentare

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas situatës së krijuar në Kuvendin e Kosovës.
LDK, përmes një postimi tha se sot ishte një ditë tjetër e rëndë historinë parlamentare të Republikës.
“Pamjet e shëmtuara të dhunës nuk e kanë vendin në Kuvendin e Republikës. Nuk e kanë pasur asnjëherë – as në të shkuarën – as tani. Sot, ishte një ditë tjetër e rëndë në historinë parlamentare të Republikës”, thuhet në postim.
Tutje, LDK tha se “instaluesit e dhunës në Kuvendin e Kosovës nuk kanë të drejtë moralizuese sot. Ata kanë ushqyer polarizimin e skajshëm shoqëror, kanë ushqyer gjuhën e urrejtjes, ndarjes e përplasjes në çdo sjellje e veprim të tyre; e bëjnë dhe sot”.
“LDK do të vazhdojë, si gjithherë, të mbrojë dhe ushtrojë vlerat bazike demokratike e shtetare në çdo sjellje të saj, brenda sallës së Kuvendit të Republikës dhe jashta saj”.