Deliu-Kodra për përleshjen në Kuvend: Për herë të parë në jetën politike, jam fyer, sharë, shtyrë

Pas përplasjes në Kuvendin e Kosovës, mes opozitës dhe pozitës, ka reaguar edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra.

Ajo, tha se “për herë të parë në jetën time politike, jam fyer, sharë, shtyrë”, duke shtuar e deputeti i VV-së, Halil Thaçi, mund edhe ta kishte “goditur sikur të mos kisha mbrojtjen e kolegëve deputetë të PDK-së”.

“Sot, për herë të parë në jetën time politike, jam fyer, sharë, shtyrë dhe, do të isha edhe e goditur nga deputeti i Vetëvendosjes Halil Thaçi, sikur të mos kisha mbrojtjen e kolegëve deputetë të PDK-së. Asnjëherë nuk jam ndier kaq e rrezikuar dhe e goditur si deputete, si grua e si nënë, në të gjitha vitet e mija në shërbim të këtij vendi”, ka shkruar Deliu në Facebook.

Sipas saj, është e turpshme deri ku është në gjendej të shkoj në Qeveria për të fshehur “skandalin” e audio-incizimeve.

“Është e turpshme se deri ku është në gjendje të shkoj kjo Qeveri, kjo shumicë parlamentare, për të fshehur skandalin e madh politik në të cilën është përfshirë në lidhje me koordinimin me Listën Serbe. Edhe këto goditje të ulëta, kjo fushatë e orekstruar ndaj opozitës, nuk do të na ndalë në demaskimin e fytyrës së vërtetë të kësaj Qeverie”, ka vazhduar ajo.