Deputetët mblidhen në Kuvend për vazhdimin e seancës, pas përleshjes

Deputet janë mbledhur përsëri në sallën e Kuvendit ku pritet që të fillojë seanca pas një pauze tri orëshe.

Në seancë janë të pranishëm edhe një pjesë e ministrave të Qeverisë Kurti.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca njoftoi për ndërprerjen e seancës pasi debati eskaloi në përleshje fizike mes deputetëve të PDK-së dhe atyre të pushtetit si dhe ministrave.

Ky reagim i opozitës vjen pasi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka larguar fotografinë e vendosur në foltore nga deputetja e PDK-së, Ganiteme Musliu.

Kurti është spërkatur fillimisht me ujë nga deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, e më pas filloi përleshja në mes të deputetëve të opozitës dhe atyre të pushtetit.