PDK fut në Kuvend fotografi të Kurtit dhe Kusarit me hundën e Pinokios
Publikuar:
(13.07.2023 17:05:00)

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, ndërsa janë shpalosur edhe dy fotografi të mëdha të Kryeministrit Albin Kurti dhe Shefes së Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari, me hundën e zgjatur.
PDK-ja, paraditen e sotme e vendosi një fotografi të ngjashme të Kurtit para foltores së Kuvendit, por atë e shqyu zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.
Kjo çoi në një përleshje fizike mes pjesëtarëve të Qeverisë Kurti dhe deputetëve të PDK-së.