Krasniqi në vizitë zyrtare në Paris dhe Bruksel, diskuton për situatën në vend
Publikuar:
(12.07.2023 15:15:33)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, nesër dhe pasnesër do të qëndrojë në Paris dhe Bruksel.
Sipas njoftimit të PDK-së, Krasniqi në dy kryeqendrat evropiane do të diskutojë për situatën aktuale në Kosovë.
“Rrugëtimi i Kosovës, historikisht, nuk do të ishte kaq i suksesshëm pa mbështetjen dhe koordinimin me aleatët tanë”.
“Prandaj, angazhimi i Kryetarit Krasniqi për të ruajtur dhe kultivuar këto raporte, në shërbim të së ardhmes së sigurt të vendit tonë, është i përditshëm dhe i pandalshëm”, thuhet në njoftim
/Shqip.com