Ish-burri e ish-vjehrra denoncojnë Violetë Kukaj në prokurori

Prej disa javësh po përflitet beteja për pasurinë e familjes që përfshin këngëtaren Violetë Kukaj.
Rasti u bë i njohur për publikun nga ‘Shihemi në gjyq’ ku versionin e tyre e dhanë ish-kunatat e këngëtares që e akuzuan atë për tjetërsim të pronës.
Të enjten, në prokurori është denoncuar kallëzimi penal nga ana e ish-burrit dhe ish-vjehrrës ndaj këngëtares Kukaj, raporton Prive.al.
Përpos për çështjet e patundshmërive, kallëzimi përfshin edhe pretendime, për siç thuhet ‘vjedhjen e arit’ nga ana e këngëtares Kukaj.
Vlera e arit sipas familjarëve, supozohet të jetë diku rreth 30 mijë euro.
Sipas avokatit Durim Osmani, familja Retkoceri, pretendon se pasuria ka kaluar në emër të këngëtares, vetëm formalisht e që ideja ishte e vetë këngëtares.
Ndërkaq, ai thekson se ish-bashkëshorti Faik Retkoceri, ishte i shtrirë në psikiatri dhe nuk ishte në gjendje të mirë.
Ndërsa, avokati i këngëtares akuzat i ka quajtur shpifje.
/Shqip.com