Moti për dy ditët e ardhshme
Publikuar:
(05.10.2021 22:07:13)

Gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë do të mbizotërojë mot kryesisht dhe vende vende edhe me riga shiu.
Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometerologjik i Kosovës, në parashikimin për motin gjatë së mërkurës dhe së enjtes.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë celsius.

“Të enjten vranësirat do të jenë më aktive gjë që edhe reshjet e shiut parashihen më intensive. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-14 gradë celsius”, thuhet në njoftim.
IHMK ka bërë ditur se do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe mesatarisht e fortë. /Shqip.com