Sport Shqiptar

Kosova – Estonia, formacionet zyrtare

Përfaqësuesja U21 e Kosovës do të zhvillojë sonte ndeshjen e parë kualifikuese për “Euro 2025”, ndaj Estonisë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kujtojmë se Kosova U21 është pjesë e Grupit D.

Bashkë me “Dardanët” dhe estonezët, pjesë e këtij grupi janë edhe Gjermania, Polonia, Bullgaria dhe Izraeli.

Për përzgjedhësin Afrim Tovërlani kjo është ndeshja e parë zyrtare në këtë detyrë.

/Shqip.com