Krasniqi-Kurtit: Lëri inatet personale, bashkëpuno me aleatët për rikthimin e policëve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, të tejkalojë inatet e tij “personale” dhe të bashkëpunojë me ndërkombëtarët për lirimin e policëve të kidnapuar nga forcat serbe.

Krasniqi, ka kërkuar nga Qeveria, të luajë rol “shumë më aktiv” dhe “të përgjegjshëm” për rikthimin e tyre në Kosovë.

“Sot janë bërë pesë ditë nga kidnapimi i tre zyrtarëve tanë policor, brenda territorit të Kosovës, nga forcat serbe.  Për pesë ditë, nuk kemi asnjë informacion për gjendjen e tyre shëndetësore, trajtimin e tyre nga autoritetet serbe dhe, fatkeqësisht, akoma asnjë vizitë tek ta”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Tutje, Krasniqi tha se derisa Serbia dhe Vuçiqi po refuzojnë të lirojnë policët dhe kundërligjshëm po i mbajnë në paraburgim, në anën tjetër, Kryeministri dhe Qeveria po “na mbajnë në errësirë në lidhje me situatën e tyre”.