Deputeti i Bundestagut kritikon Vuçiqin
Publikuar:
(17.06.2023 22:12:34)

Deputeti gjerman, Andreas Schwarz, ka kërkuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lirimin e menjëhershëm të tre policëve kosovarë të rrëmbyer më 14 qershor.
Përmes një reagimi në Twitter të shtunën, Schwarz ka thënë se në këtë mënyrë situata në veri të vendit të cilën e ka quajtur shqetësuese, mund të përshkallëzohet.
“Situata e sigurisë në veri të Kosovës është shqetësuese. Njësitë e KFOR-it janë dislokuar këtu, duke përfshirë Bundeswehr-in tonë! Presidenti Vuçiq duhet të organizojë lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës të rrëmbyer për të de-përshkallëzuar situatën”, ka shkruar deputeti i Bundestagut gjerman.