Escobar: Policët duhet të lirohen, Kosova të heq bllokadën

Gabriel Escobar

Emisari amerikan për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Gabriel Escobar, ka thënë se SHBA është duke pritur përfundimit e hetimeve për të ardhur në përfundim rreth asaj se kush kishte faj rreth rastit të kidnapimit të tre policëve të Kosovës nga forcat speciale serbe.

“Po presim përfundimin e hetimeve. Mendojmë se është joadekuate të bëjmë vlerësime parapake. Është shumë e qartë këta policë ose janë dërguar në Serbi, ose kanë përfunduar në Serbi pa qëllim, prandaj edhe duhet të lirohen, pa parakushte”, ka deklaruar Escobar.

Escobar ka thënë se beson që Qeveria e Kosovës duhet të heqë ndalesën ndaj mallrave serbe në kufi.

“BE beson se diçka e tillë, jo vetëm që është joevropiane, po as nuk ekziston bazë ligjore. Ne e mbështesin këtë qëndrim dhe besojmë se është përshkallëzim i panevojshëm i një situate veçse të tensionuar”.