Përfundon takimi i Kurtit me ambasadorët e QUINT-it
Publikuar:
(15.06.2023 18:24:49)

Ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe të tjerë të akredituar në Kosovë, kanë dalë nga objekti i Qeverisë së Kosovës, ku kanë zhvilluar një takim me kryeministrin Albin Kurti.
Ambasadorët e Zvicrës dhe Gjermanisë kanë dalë nga objekti bashkë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
Ata nuk kanë pranuar të deklarohen para mediave.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë se për këtë takim do të ketë komunikatë për media.
Të mërkurën është konfirmuar rrëmbimi i tre zyrtarëve kufitarë brenda territorit të Kosovës nga forcat serbe. Për këtë, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë mbajtur sot konferencë, me ç’rast kanë kërkuar reagim ndërkombëtar.