Kurti tregon se çfarë bisedoi me Escobar dhe Hovenier pas kidnapimit të policëve

Albin Kurti - Kryeministër i Kosovës

Albin Kurti – Kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një konference për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Emisarin Special amerikan, Gabriel Escobar edhe me Ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier.

Ai tha se gjatë këtyre telefonatave kanë diskutuar për situatën e sigurisë.

Kurti tha se u ka thënë që pret nga KFOR-i që të sjellin informacione në formë të vlerësimit, por sipas tij, nuk ka pasur asnjë të tillë, deri më tani.

“Unë mbrëmë kam pasur bisedë telefonike me të dy, edhe me emisarin special amerikan, Gabriel Escobar edhe me Ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, me të cilët kemi diskutuar situatën e sigurisë dhe unë u kam thënë që pres që KFOR-i të më sjellë informacion mua në formë të vlerësimit e konkluzionit para mbledhjes të Këshillit të Sigurisë”, tha Kurti.

“Mirëpo, asnjë informacion, pra në mbledhjes e Këshillit të Sigurisë sot ne kemi shkuar vetëm me informacionet e Republikës së Kosovës të cilat qartazi janë të sakta dhe të vërteta”, u shpreh Kurti.