Nis mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Kosovës

Objekti i Qeverisë së Kosovës / Ibrahim Berisha RFE
Objekti i Qeverisë së Kosovës / Ibrahim Berisha RFE

Objekti i Qeverisë së Kosovës / Ibrahim Berisha RFE
Objekti i Qeverisë së Kosovës / Ibrahim Berisha RFE

Një ditë pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës nga forcat speciale të Serbisë është mbledhur në orët e hershme të mëngjesit, Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Kosovës.

Ky Këshill përbëhet nga presidentja, kryetari i Kuvendit, kryeministri dhe drejtuesit e institucioneve të sigurisë, ministri i Punëve të Brendshme, shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencës, ministri i Mbrojtjes, e ministrja e Drejtësisë, etj.

Për shkak të mungesës së presidentes Vjosa Osmani e cila ndodhet për vizitë zyrtare jashtë vendit, takimi drejtohet nga kryeministri Albin Kurti.

Policia ka njoftuar të mërkurën se njësia policore ka qenë duke patrulluar thellë brenda territorit të Kosovës për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale.