Shala: Marre po më vjen që janë dorëzuar e nuk kanë rezistuar
Publikuar:
(14.06.2023 17:23:38)

Analisti Krenar Shala ka bërë një koment në rrjetin social Facebook lidhur me rrëmbimin e tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga policia e Serbisë.
Shala thotë se po me vjen marre që janë dorëzuar e nuk kane rezistuar policët e Kosovës.
Postimi i plotë:
Marre po më vjen që jonë dorzu e nuk kanë rezistu. Duhet me e ditë që puna e policit nuk osht e lehtë.
Qysh dorzohet njeri i pajisun me armë, tu e mbrojtë venin ton? Thotë njeri t’kishin pasë veq strella, ose alltia me ujë! Marre po më vjen!
Poshtrim!