Dy kosovarë sulmohen nga një grup kriminelësh në Mitrovicë të Veriut

Policia e Kosovës (PK)
Policia e Kosovës (PK)

Policia e Kosovës (PK)
Policia e Kosovës (PK)

Policia e Kosovës, ka njoftuar se dy kosovarë, janë sulmuar në Mitrovicë të Veriut.

Policia ka bërë të ditur se viktimat janë sulmuar “nga një grup kriminelësh të cilët kanë qenë të maskuar dhe të organizuar për sulmin e kryer”.

“Njësitet policore kanë intervenuar menjëherë për të parandaluar sulmin, përderisa personat e dyshuar kanë ikur në drejtime të ndryshme të qytetit të Mitrovicës Veri”, thuhet në njoftim.

Tutje, është bërë e ditur se si pasojë e sulmeve dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.