Sport Ndërkombëtar

Përfundon pjesa e parë, Suarez e “ndëshkon” Barcelonën

Ka përfunduar pjesa e parë në “Wanda Metroplitano” në kryendeshjen e javës në La Liga, ndërmjet Atletico Madrid dhe Barcelonës.

“Los Colchoneros” janë duke fituar me rezultat të pastër 2-0, shkruan Shqip.com.

Golin e parë e shënoi Thomas Lemar pas një asistimi të dhënë nga Luis Suarez, në minutën e 23-të.

Goli i shënuar nga Lemar

Kur Barcelona u “vërsul” në sulm me të gjitha forcat, ishte Luis Suarez që i ndëshkoi katalunasit pas një kundërsulmi të shpejtë.

Në rolin e asistuesit në këtë gol ishte Lemar.

Goli i shënuar nga Suarez

Për sulmuesin uruguain, ky gol ishte tejet i veçantë pasi ai ishe pjesë e katalunasve për gjashtë viteve dhe me ta ndër të tjera kishte fituar La Ligan dhe Ligën e Kampionëve.

Skuadra e udhëhequr nga Ronald Koeman pati disa raste të mira shënimi, por nuk arritën që t’i konkretzojnë dhe kjo i kushtoi shtrenjtë.

Momentalisht, blaugranët gjenden në vendin e dhjetë me 12 pikë pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara, kurse Atletico janë ngritur në pozitën e dytë./Shqip.com