Lajme

Konjufca: Kosova ka një marrëdhënie të fuqishme me kulturën gjermane

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se Kosova ka një marrëdhënie jashtëzakonisht të fuqishme me kulturën gjermane.

Sipas tij, numri i konsiderueshëm i gjermanisht-folësve, është tregues i një afrimiteti të cilin duhet ta zhvillojmë gjithnjë e më shumë.

Kështu ka thënë ai me rastin e evenimentit të Ditëve të Gjuhës Gjermane në “Goethe-Zentrum” në Prishtinë.

“Në pritjen tejet miqësore u njoftova edhe për aktivitetet dhe programin e larmishëm që do të shoqërojnë këto ditë pjesëmarrësit, të cilët do të kenë mundësinë të jenë më pranë asaj çka i ka ofruar publikut botërisht kultura dhe gjuha gjermane”.

“Kosova ka një marrëdhënie jashtëzakonisht të fuqishme me kulturën gjermane dhe një numër të konsiderueshëm të gjermanisht-folësve, tregues ky i një afrimiteti të cilin duhet ta zhvillojmë gjithnjë e më shumë”, tha Konjufca.

/Shqip.com