Lajme

Rama: Ndihem shumë i vogël përballë hartës së fitores

Edi Rama - Kryeministër i Shqipërisë
Edi Rama - Kryeministër i Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë mbrëmjen e sotme në një deklaratë për mediat, në një kohë kur ka mbaruar procesi i numërimit në thuajse të gjithë vendin.

Ai u shpreh se ndihej i vogël para një hartë e cila është e mbushur me ngjyrat e Rilindjes, ndërsa shtoi se duhet vijuar puna e ngadalësuar nga fushata, në nivel vendor dhe qendror.

Rama tha se do nisë turin e falënderimeve nga Shkodra, bastioni i PD-së që e thyen për herë të parë në histori.

Ndihem shumë i vogël përballë hartës së fitores. Kam dhe besoj kemi të gjithë nevojë të ruhemi nga era e forte dehëse e një fitoreje si kjo. E kam të nevojshme të shkoj sa më shpejt në Shkodër, për të nisur nga qyteti më i bekuar nga zoti dhe më i keqtrajtuari nga robi, një turn falënderues nga të gjithë“, ka thënë Rama.

Tutje, ai ka thënë se, nuk duhet harruar se ishin zgjedhje vendore.

Tanimë që shqiptarët zgjodhën ata që dëshironin, duhet të vazhdojmë punët që u ngadalësuan nga fushata. Nuk do t’i ngrij askujt buzëqeshjen e një fitoreje të arritur me shumë punë. Kryebashkiakët tanë, deputetët, drejtuesit politik, jam admirues për arritjet e tyre. Edhe më falënderues i jam socialistëve të bazës që u angazhuan me mish e shpirt në të gjithë territorin. Pa dyshim patrionazhistëve dhe aktivistëve të paepur pa të cilët makinës sonë do i mungonin shumë kuaj fuqi. Si dhe shumë falënderues i jam skuadrës së sondazheve e statistikave”, ka thënë mes tjerash Rama.

/Shqip.com