“Tregon edukatën familjare”, deklarata që bëri Mikelën ta lërë studion

Një puntatë plot tension ishte kjo e së enjtes në “Për’puthen”.
Debate të forta u zhvilluan mes konkurrentëve, disa prej të cilave kaluan edhe në ofendime, shkruan Shqip.com.
Derisa ishte duke u transmetuar takimi i Adës me Jurgenin, ky i fundit tha se me një nga konkurrentet nuk do të dilte asnjëherë në takim.

Kur u pyet për emrin tha se ishte Mikela, ajo për të cilën tha se kishte tërheqje fizike, por s’do të dilte me të pasi sipas tij është arrogante dhe flet shumë.
Derisa e kritikonte për karakterin dhe sjelljen e saj sidomos në takim me Argjendin, në një moment Jurgeni ia përmendi familjen Mikelës duke i thënë “po tregon kulturën familjare”.
Ajo u prek shumë dhe në moment nervash vendosi ta lerë studion, duke u larguar nga ambientet e “Top Channel”.

Mikela në program njihet si vajzë temperamente. Ajo disa herë ka pasur debate të forta me vajzat por edhe me djemtë. Një ndër ta ishte Bruno, me të cilin kishte dalë në takim, por pastaj prishën raportet pasi Bruno vazhdimisht e kritikonte duke i thënë se po bën gjeste jo të hijshme për të marrë vëmendje nga djemtë./SHQIP.com