Sport Ndërkombëtar

Juventusi superior përballë Chelseat, Barcelona “fundoset” në Portugali

Juventusi fiton ndaj Chelseat

Juventusi ka shënuar fitore minimale 1-0 ndaj Chelseat në kryendeshjen e sontme në Ligën e Kampionëve.

Pjesa e parë në këtë takim ishte thuajse e barabartë me të dyja skuadrat që u treguan të sigurta në repartin defansiv, shkruan Shqip.com.

Ndërsa, me të filluar pjesa e dytë, “zonja e vjetër”, kaloi në epërsi me anë të Federico Chiesa, i cili e tundi rrjetën pas një kundërsulmi të shpejtë.

Ekipi anglez u mundua me të gjitha forcat që ta barazonte rezultatin, por një gjë e tillë nuk ndodhi dhe Juve arkëtoi pikët e plota.

Pas kësaj fitore, skuadra italiane është lidere në grup me gjashtë pikë pas dy ndeshjeve.

Një ndeshje e jashtëzakonshme është zhvilluar në Portugali, ku Benfica ka deklasuar Barcelonën me rezultat 3-0.

Ekipi portugez arritën që të shënonin qysh në minutën e tretë me anë të Nunez i cili u asistua nga Weigl.

Kur Barca po përpiqej me të gjitha forcat për ta barazuar rezultatin, vendasit shënuan përsëri, kesaj radhe me anë të Silvas.

E, për epilogun përfundimtar të këtij takimi u përkujes Nunez, i cili shënoi nga pika e bardhë.

Pas këtij takimi, katalunasit gjenden në pozitën e fundit në grup me zero pikë pas dy ndeshjeve, kurse Benfica është në vendin e dytë me katër pikë.

https://twitter.com/Nathan3ii/status/1443316738221805568?s=20
Goli i tretë i shënuar nga Benfica
Goli i parë i shënuar nga Benfica

Në ndeshjet tjera janë regjistruar këto rezultate:

Manchester United 2-1 Villarreal

Bayern Munchen 5-0 Dynamo Kyiv

Salzburg 2-1 Llile

Wofsburg 1-1 Sevilla /Shqip.com