Sport Ndërkombëtar

Napoli – Milan, ndeshja nis me këto 11-she

Napoli-Milan është padyshim ndeshja që pritet me interesimin më të madh në Ligën e Kampioneve.

Dy skuadrat italiane do të luajnë një ndeshje të “zjarrtë” në “Diego Armando Maradona” për një vend në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve.

Te vendasit spikat kthimi i Osimhen nga minuta e parë në fushën e lojës, i rreshtuar në sulm përkrah Kvaratskhelia dhe Politanos.

Ndërkohë, Pioli e aktivizon Giroud nga starti, me francezin i cili do të luajë në tredhëmbëshin e krijuar me Rafael Leao dhe Brahim Diaz.

/Shqip.com