Lajme

Arrestohet njё person në Loxhё të Pejёs

Logo, Policia e Kosovës
Logo, Policia e Kosovës

Më datë 12 prill 2023 rreth orës 14:00, Hetuesit e Stacionit Policor Pejё, nё bashkëpunim dhe me urdhër tё Prokurorit tё shtetit kanё kryer kontroll/bastisje nё fshatin Loxhё-Pejё.

Me këtë rast kanë arrestuar një të dyshuar, me inicialet B. Sh. i lindur me 2002.

Arrestohet njё person i dyshuar për veprën penale Mbajtje nё pronёsi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve”, thuhet në raportin e policisë.

Po sipas raportit, pas kontrollit nё shtёpinё e personit tё dyshuar janё gjetur dhe sekuestruar: Tri (3) Armё (pistoleta), Njëqind e tetё (108) fishekё kalibra te ndryshmen, Tre (3) karikator tё Armёve.

I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër tё Prokurorit tё shtetit është liruar nё procedurё tё rregullt.

/Shqip.com