Nuk është pjesë e prime të BBVA, reagon Kiara
Publikuar:
(28.03.2023 21:30:07)

Prime i Big Brother VIP Albania, nuk ka filluar si herëve të tjera.
Kjo për shkak të sulmit që ndodhi ndaj “Top Channel”, nga i cili mbeti i vdekur një punonjës.
Arbana ndau lajmin me banorët, që për shkak të kësaj nuk do të ketë spektakël.
Pas kësaj, ka reaguar edhe ish-banorja Kiara Tito, përmes rrjetit social Instagram.
“Sonte as unë e as ish-banorë të tjerë të Big Brother nuk jemi në studio, ama edhe pse jo fizikisht unë do të jem duke mbështetur me zemër Luizin”, ka shkruar Kiara.

Banorët e pritën të tronditur lajmin për sulmin.
/Shqip.com