Lajme

Lajçak takon deputetin sllovak të Parlamentit Evropian, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, njoftoi sonte se ka pasur një takim me deputetin sllovak të Parlamentit Evropian, Vladimir Bilcik.

Tema kryesore e diskutimi ishte dialogu midis Kosovës dhe Serbisë.

“Ne folëm për zhvillimet e fundit në Dialog dhe detajet e marrëveshjes së fundit, si dhe për punën e Parlamentit Evropian”, ka bërë të ditur Lajçak.

Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje gjatë 18 marsit në takimin e zhvilluar në Ohër të Maqedonisë së Veriut që u ndërmjetësua nga ana e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

/Shqip.com