Çfarë mendon Gigi Hadid për lidhjen e ish-të dashurit me Selena Gomez?
Publikuar:
(27.03.2023 22:04:33)

Një lidhje mes Selene Gomez dhe Zayn Malik, ka habitur të gjithë.
Ditë më parë u raportua se Selena dhe Zayn po takohen, pasi janë parë duke darkuar së bashku.
Ndërkaq, modelja e njohur, Gigi Hadid, ka dhënë një deklaratë për ish të dashurin e saj, Zayn Malik, me të cilin e ka një vajzë dy-vjeçare, Khai.
Një burim për Us Weekly ka treguar se Hadid nuk e ka problem aspak lidhjen e re të Malik, për të cilën është duke u përfolur se është me këngëtaren e njohur, Selena Gomez.
“Gigi nuk ka asnjë problem me Zayn që takohet. Për sa kohë që ai është i lumtur dhe i qëndrueshëm, dhe vazhdon të jetë një prind i mirë me Khain, ajo është mirë me këdo që ai del”, ka thënë Hadid.
Zayn dhe Gigi, u ndan në vitin 2021.
/Shqip.com