Ukraina: Kemi zmbrapsur 38 sulme ruse gjatë 24-orëve të fundit
Publikuar:
(24.03.2023 19:20:47)

Ukraina deklaroi se ka zmbrapsura 38 sulme ruse gjatë 24 orëve të fundit.
“Rusia po i përqendron përpjekjet e saj në zonat Lyman, Bakhmut, Avdiivka, Maryinka dhe Shakhtarsk”, tha shtabi i përgjithshëm i ushtrisë, duke shtuar se aty forcat ukrainase zmbrapsën më shumë se tre duzina sulme.
Shtabi i përgjithshëm tha se ushtritë e Moskës po ushtronin ende presion mbi Bakhmut, por ai mbeti nën kontrollin e Ukrainës.
“Në drejtimin Bakhmut, armiku vazhdon të sulmojë qytetin e Bakhmut, i cili mbahet nga mbrojtësit tanë, si dhe në zonat Orikhovo-Vasylivka, Bohdanivka, Ivanivske dhe Stupochky në rajonin e Donetsk”, tha ai.
/Shqip.com