BIK: Pas një dekade sonte u përurua xhamia e çarshisë në Prishtinë
Publikuar:
(22.03.2023 23:54:53)

Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur se pas më shumë se një dekade sonte është përuruar xhamia e çarshisë në Prishtinë.
Në njoftimin e BIK-ut thuhet se përurimi i renovimit të xhamisë është bërë në vaktin e namazit të teravive.
Ndër tjera, thuhet se besimtarëve myslimanë të pranishëm në xhami fillimin e muajit të Ramazait ua uroi kryeimami i KBI-së së Prishtinë, Burhan Hashani.
/Shqip.com