Po ndodh diçka mes Keisit dhe Lorencit? Ja çfarë i tha ai
Publikuar:
(22.03.2023 14:47:21)

Raporti mes Kristit dhe Keisit është ftohur kohëve të fundit.
Ndërsa, Keisi është parë afër Lorencit, e për të cilët njerëzit nga jashtë mendojnë që ka ndikuar ai.
Që prej hyrjes së tij, dyshja kanë pasur shumë momente kur janë ngacmuar me njëri-tjetrin.
Teksa po bisedonte me Nitën, Lorenci tha se Keisin e ka shumë shoqe. Ai madje, nisi ta ngacmonte atë.
Duke folur me batuta, Lorenci i tha Keisit se e përshëndet me këngën “Të urrej se të dua” dhe i dha asaj një përqafim.
Në lidhje me ftohjen e raportit me Kristin, ajo tha se kishte vendosur që të shkëputej nga ai sepse donte ta shijonte lojën dhe ta tregonte vetën e saj.
/Shqip.com