Rozë

Shpërthejnë kritikat ndaj Kiarës në BBVA: Luan në krah të Luizit

Luizi dhe Kiara

Me të filluar Prime i Big Brother VIP Albania, banorët kanë kritikuar lojën e Kiarës.

Disa prej tyre e shohin Kiarën si nën hije të Luizit dhe se ajo është aty ku është për shkak të tij.

Ndërsa, opinonistët thanë se nuk kanë parë ndonjë lojë të Kiarës brenda BBVA.

Ndër të tjera, Kiara tha se nuk ka luajtur dhe se aty ka treguar vetëm karakterin e saj.

Kurse, Luizi tha se ka mbrojtur Kiarën gjithmonë pasi shumica e banorëve sa herë e kanë sulmuar atë, kanë dashur ta dëmtojnë Luizin.

“Arsyeja pse unë e kam mbrojtur Kiarën është shumë e thjeshtë është sepse çdo sulm që ajo ka patur, ka qenë për mua. Çdo sulm që i kanë bërë, ia kanë bërë për mua, jo se kanë patur ndonjë gjë me Kiarën. Dhe patjetër që unë do e mbroj, sepse sulmi është për mua”, tha ai.

/Shqip.com