Kulturë

Paralajmërohet protestë nga aktivistët e klimës, mbyllet muzeun e njohur në Boston

Muzeu Isabella Steward Gardner në Boston u mbyll të shtunën, në 33 vjetorin e vjedhjes së disa veprave të famshme.

Muzeu tha se ishte i informuar se aktivistët e klimës po planifikonin të organizonin një “instalacion të artit gueril” brenda muzeut, sipas mediave lokale .

“Aktivistët e klimës kanë protestuar në mbarë botën, duke përdorur për fat të keq muzetë e artit si një skenë për të promovuar kauzën e tyre,” tha muzeu në një deklaratë .

“Isabella Stewart Gardner e përfytyroi Muzeun e saj si një vend për të ndarë artin, komunitetin dhe bisedën. Ajo ishte një avokate e të gjitha formave të artit, si dhe mjedisit, veçanërisht hortikulturës. Ndërsa misioni ynë është të ruajmë vlerat e Isabelës, ne nuk e mbështesim këtë lloj taktike që synon institucionet e artit dhe mund të rrezikojë koleksionin, stafin dhe vizitorët e Muzeut”, tha drejtoresha Peggy Fogelman.

Si rezultat i mbylljes së muzeut, protestuesit mbanin flamuj dhe pankarta të kuqe dhe organizuan një “die in” jashtë përpara ndërtesës së muzeut të shtunën pasdite.

Dy persona kishin veshur kostume kafshësh.

Më 18 mars 1990, hajdutë të veshur si oficerë të policisë së Bostonit hynë në muze dhe morën 13 vepra arti që vlerësohen të vlejnë më shumë se 500 milionë dollarë.

/Shqip.com