Inter-Juventus, publikohen formacionet zyrtare
Publikuar:
(19.03.2023 20:21:45)

Interi dhe Juventusi zhvillojnë Derby d’Italia në Giuseppe Meazza në kuadër të javës së 27-të në Serie A.
Nerazzurrët mbajnë vendin e dytë në renditjen tabelare me 50 pikë, ndërsa gara për top-katërshe është shumë e ngushtë.
Zonja e Vjetër, pas heqjes së 15 pikëve ka mbetur prapa pozitave evropiane dhe aktualisht numëron 38 pikë.
Nuk do të mungojë një përballje taktikash ndërmjet Simone Inzaghit dhe Massimiliano Allegrit, të cilët e kanë bërë zgjedhjen e futbollistëve që do të inkuadrohen nga minuta e parë.
Inter: Onana; Darmian, De Vrij, Acerbi; Dumfries, Barella, Brozovic, Çalhanoglu, Dimarco; Lukaku, Lautaro.
Juventus: Szczesny; Gatti, Bremer, Danilo; De Sciglio, Fagioli, Locatelli, Rabiot, Kostic; Soule; Vlahovic.
/Shqip.com