Lajme Botë

OBSH i bën thirrje Kinës të publikojë të dhëna në lidhje me origjinën e COVID-19

OBSH
OBSH

Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka bërë thirrje Kinës të publikojë të dhëna të reja në lidhje me origjinën e COVID-19

Studiuesit gjetën prova molekulare që qentë dhe kafshët e tjera të ndjeshme ndaj COVID shiteshin në treg, gjë që përputhet me hipotezat për përhapjen e virusit te njerëzit nga një kafshë e egër.

Të dhënat e reja nuk japin një përgjigje përfundimtare se si filloi pandemia, “por ato ofrojnë më shumë të dhëna”, tha Maria Van Kerkhove.

Ajo i bëri thirrje Kinës që të publikojë të dhënat në mënyrë që OBSH-ja dhe studiuesit e tjerë të mund t’i analizojnë më tej ato dhe të kuptojnë më shumë origjinën e një pandemie që ka vrarë miliona njerëz në mbarë botën.

“Çështja e madhe tani është se këto të dhëna ekzistojnë dhe se ato nuk janë lehtësisht të disponueshme për komunitetin ndërkombëtar,” tha Van Kerkhove.

Van Kerkhove theksoi se të dhënat nuk vërtetojnë domosdoshmërisht se një qen ose një kafshë tjetër ishte infektuar me virus dhe e përhapte atë te njerëzit. Por ajo tha se vërteton se kafshët që mund të mbajnë COVID u shitën në treg, që është “informacion i ri”.

Ajo tha se nuk dihet se nga erdhën kafshët dhe nëse ishin të egra apo shtëpiake.

/Shqip.com