Florian Marku ngjitet në ring me këngën e Noizyt

Bokseri shqiptar, Florian Marku i njohur si “Albanian King” do të përballet me ukrainasi, Maxim Prodan në stadiumin ‘Tottenham Hotspur’ në Londër për titullin ndërkombëtar IBF në peshën e mesme.
Ai tashmë është ngjitur në ring me një këngë të kënduar nga reperi shqiptar, Noizy.

Por, kush është Florian Marku?
I lindur në Lushnje në 29 shtator të vitit 1992, Marku është boksier, kickbokser, ndërsa vetën e ka sfiduar edhe në artet marciale të përziera ose e njohur shkurt si MMA.
Si fëmijë, ai nuk pati një jetë të lehtë, pasi prindërit e tij u zhvendosën në Greqi nga Shqipëria.
🇦🇱 @FlorianMarku92 ready! #ProdanMarku #JoshuaUsyk pic.twitter.com/XFNGGCijct
— Matchroom Boxing (@MatchroomBoxing) September 25, 2021
“Dashuria” e tij me boks ka filluar në Selanik ku kishte strërvitur për herë të parë.
Në MMA ai zhvilloi gjithsej 46 ndeshje, ku fitoi 43 prej tyre, ndërsa humbi në vetëm tre ndeshje./SHQIP.com