Arrin në 45 numri i ankesave kundër Ligjit të pagave

Mbi 80 mijë punonjës të sektorit publik kanë marrë pagat e reja me Ligjin e ri për pagat. Por, shumë nga ta janë ankuar se pagat me ligjin e ri u kanë marr më të ulëta. Kjo ka ndikuar që numri i sindikatave dhe i institucioneve të cilët janë të pakënaqur me këtë Ligj të rritet çdo ditë e më shumë.
E mundësia e vetme e tyre për të shprehur këtë pakënaqësi mbetet kërkesa tek Institucioni i Avokatit të Popullit, që pastaj ky institucion ta dërgojë rastin në Gjykatën Kushtetuese.
Deri me tash numri i ankesave kundër Ligjit të pagave në Institucionin e Avokatit të Popullit ka arritur në arritur në 45.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Avokatit të Popullit, Petrit Çollaku.
Sipas tij, ankesa kanë pranuar nga sindikatat dhe institucionet e vendit. Po ashtu, sipas tij, janë ankuar edhe profile të zyrtarëve të cilët ankesën e kanë bërë në emër të tyre individual dhe grupor, raporton Betimi për Drejtësi.
Sindikatat dhe institucionet që kanë dorëzuar ankesë në IAP deri më tani janë:
Shoqata Sindikale e Shërbimit Sprovues të Kosovës –(SHSSHSK)
Sindikata e Policisë së Kosovës
Shoqata Sindikale e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës
Shoqata Sindikale e punëtorëve Autoritetit të Aviacionit Civil-AAC-së (SPAAC)
Shoqata Sindikale e Punëtorëve të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm
Instituti Kosovar i Drejtësisë (IKD)
Këshilli Prokurorial i Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Qendra për Punë Sociale-Komuna e Prishtinës
Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU)
Zyra e Rregullatorit për Energji – ZRRE
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM)
Këshilli Gjyqësor i Kosovës
Administrata Qendrore e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës
Stomatologët specialist që punojnë në Kujdesin Primar Shëndetësor
Mësimdhënës të Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” – Ferizaj
Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës
Auditorët e brendshëm
Infermierët
Grupi i Laborantëve të Lartë Mjekësor
Shoqata e Instrumentarëve të Kosovës
Për Ligjin e Pagave në Kuvendin e Kosovës 64 deputetë votuan, 63 votuan “për” ndërsa vetë kryeparlamentari abstenoi.
Ky Ligj ishte kundërshtuar nga ana e partive opozitare.
/Shqip.com