Sport Shqiptar

Zyrtare: Edoardo Reja emërohet trajner në Slloveni

FOTO: NK Gorica
FOTO: NK Gorica

Ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Edoardo Reja e ka marr drejtimin e ND Goricas në kampionatin slloven, ka njoftuar klubi, shkruan Shqip.com.

Reja drejtoi klube të shumta, duke përfshirë Hajdukun, Lazion, Napolin, Cagliarin, Atalantan dhe Torinon e së fundmi edhe Kombëtaren e Shqipërisë.

Reja do të pasojë Miran Srebrnic, i cili u shkarkua pas një sërë rezultatesh të këqija.

ND Gorica është aktualisht në vendin e fundit, të dhjetën me 15 pikë, tre pikë më pak se pozita e nëntë që të çon në play-off për të qëndruar në ligë, ndërsa zona e sigurisë është katër pikë larg.

/Shqip.com